Nga ideja te realizimi
Çdo projekt fillon me një ide. Ne kujdesemi që ajo ide të marrë formën e duhur dhe të kthehet në një zgjidhje që funksionon në praktikë.
Dëgjojmë kërkesat tuaja, kuptojmë objektivat e biznesit dhe më pas ndërtojmë një plan të qartë për realizimin e projektit.
Nuk përdorim të njëjtën formulë për çdo klient. Çdo biznes është ndryshe dhe për këtë arsye çdo projekt trajtohet në mënyrë individuale.
Eksperiencë që sjell siguri
Me mbi 8 vite eksperiencë dhe qindra projekte të realizuara, kemi punuar me biznese dhe projekte të kategorive të ndryshme.
Kjo eksperiencë na ka ndihmuar të kuptojmë se një projekt i mirë nuk duhet vetëm të duket bukur. Ai duhet të jetë i shpejtë, funksional, i lehtë për t'u përdorur dhe i ndërtuar në mënyrë që të sjellë vlerë reale për biznesin.
Zgjidhje të përshtatura për çdo biznes
Nuk besojmë te paketat që duhet t'i përshtaten çdo biznesi.
Disa klientë kanë nevojë për një website të thjeshtë dhe profesional. Të tjerë mund të kenë nevojë për një sistem të personalizuar, SEO, branding, marketing ose një kombinim të disa shërbimeve.
Ne analizojmë nevojën dhe propozojmë vetëm zgjidhjet që kanë kuptim për projektin tuaj.
Komunikim i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë
Për ne, komunikimi është një nga pjesët më të rëndësishme të një projekti.
Përpiqemi që procesi të jetë sa më i qartë dhe i thjeshtë, pa terma të panevojshëm teknikë dhe pa procese të komplikuara.
Ju mbajmë të informuar gjatë zhvillimit të projektit dhe çdo vendim i rëndësishëm diskutohet së bashku.
Kujdes ndaj detajeve
Detajet e vogla shpesh bëjnë diferencën mes një projekti të zakonshëm dhe një projekti profesional.
Nga tipografia dhe hapësirat vizuale deri te shpejtësia, optimizimi për celular, siguria dhe mënyra si përdoruesi ndërvepron me faqen, çdo pjesë trajtohet me kujdes.
Qëllimi është që rezultati final të jetë i pastër, profesional dhe i lehtë për t'u përdorur.
Bashkëpunim edhe pas përfundimit të projektit
Puna jonë nuk përfundon domosdoshmërisht kur projekti publikohet.
Mund të vazhdojmë me mirëmbajtjen, përditësimet, përmirësimet, SEO-n, marketingun ose zhvillimin e funksioneve të reja ndërsa biznesi juaj rritet.
Preferojmë të ndërtojmë bashkëpunime afatgjata dhe jo thjesht të realizojmë një projekt dhe të largohemi.
Teknologji moderne dhe zgjidhje të qëndrueshme
Teknologjia ndryshon vazhdimisht dhe ne përpiqemi që projektet tona të ndërtohen duke përdorur standarde dhe praktika moderne.
Kjo do të thotë më shumë siguri, performancë më të mirë dhe mundësi më të lehtë për ta zhvilluar projektin në të ardhmen.
Zgjedhim teknologjinë sipas projektit dhe jo projektin sipas teknologjisë.